RREGULLAT E LOJËS PROMOCIONALE

1. Organizatori I Lojes promocionale

Promocioni organizohet nga “ALFA” sh.a., pjese e AGNA GROUP si perfaqesuese e importimit, dhe tregetimit ne teritorin e Shqiperise te produkteve detergjente Rol, me qender ne Vrisera, Gjirokaster, dhe adrese sekondare Autostrada Tirane-Durres, Kilometri I-re, Godina AGNA Group.

Shoqeria “ALFA”sh.a. eshte nje shoqeri qe operon me sukses ne tregun shqiptar, e regjistruar prane Qendres Kombetare te Bisnesit me Nr: NIPTIJ62903630D, e regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane ne vitin 1993, dhe perfaqesohet ngaAdministratori i saj Z.Kristo NAÇI,

Ne te gjithe aktivitetin e saj kjo shoqeri, eshte karakterizuar nga pergjegjesia ne menyren e punes dhe ne cilesine e shkelqyer te produkteve te prodhuara dhe te importuara, duke patur parasysh qe te jemi sa me afer konsumatorit, gjithmone nje hap perpara te tjereve, me produkte sa me cilesore dhe te shumellojshme, duke patur si qellim dhe mundesuar nje marredhenie partneriteti me konsumatorin.

2. Territori i zhvillimit te lojes Promocionale

Të drejtën e pjesëmarrjes në lojën promocionale kanë ekskluzivisht shtetasit e Republikës së Shqipërisë  si dhe te gjithe shtetasit e tjere, te huaj qe jane rezidentë në Shqipëri

3. Pjesemarresit

Të drejtën e pjesëmarrjes në lojën promocionale nuk kanë personat e mëposhtëm: (i) personat që janë të punësuar në çfarëdo mënyre nga Organizatori, si edhe familjaret e tyre, (ii) anëtarët e komisionit për rregullsinë e lojës promocionale, si edhe familjaret e tyre; Pjesemarresit ne Lojen Promocionale duhet te jene 18 vjec e siper. Nese kuponi fitues(numri I perzgjedhur) eshte ne perdorim te nje te mituri (nen 18 vjec) atehere cmimi fitues do ti jepet prindit/kujdestarit ligjor.

4. Periudha promocionale

Kohezgjatja e parashikuar e Lojes Promocionale do te jete nga data 01/09/2024-27/12/2024 deri date Nepermjet kesaj Loje Promocionale, Alfa Sha do te shperbleje konsumatoret fitues.

5. Mekanizmimi i promocionit:

6. Lista e produkteve:

Produktet qe mund te behen pjesemarrese te lojes Fito me Duel, duhet te jene produkte qe kane marken Duel, dhe te importuara nga Agna Sha dhe te shitura nga Alfa Sha. Lista e detajuar e produkteve ne Aneksi 2.

Produktet Duel pjesemarrese ne llotari jane :

 

Kuponat qe nuk permbajne  emrin e produktit Duel, do te skualifikohen nga perzgjedhja

7. Lista e dhuratatve dhe vlera

Me poshte, lista me pershkrimin e dhuratave, sasite, vlera per cope, dhe vlera total .

 

Ne total do te jene 90 cope dhurata, te cilat kane vleren 4,102,200  lek me TVSH

8. KOMISIONI

Komisioni për rregulloren e lojës promocionale  dhe hedhjes se shortit përbëhet nga tre anëtarë te organizatorit. Ne datat e hedhjes se shortit, percaktuar sipas Aneksit Nr 3, te kesaj rregullore, do te njoftohen te marrin pjese edhe perfaqesuesit e Agjensise se Mbikqyrjes se Lojra te Fatit dhe ata te Tatim-Takasave. Ne rast te mungese se tyre, organizatori vijon me hedhjen e shortit, sipas percaktimeve Ligjore dhe akteve administrative. 

Nga ana e organizatorit, ne komision do te marrin pjese:

Argenta Heti; Teuta Hazizaj; Enkida Shateri

Pas zhvillimit ne menyre rigoroze te proceduarave te hedhjes se shortit, sipas percaktimeve ne kete rregullore, komisioni mban procesverbalin me permbajtjen:

  1. Percaktimin e dhurates konkrete per te cilen po hidhet shorti dhe fituesin e kesaj dhurate.
  2. Plotesimin e aplikimin e fituesit (sipas Aneks Nr: 1)
  3. Autorizimin i miratuarnga Autoriti i Mbikqyesjes se Lojerave te Fatit
  4. Lloji i çmimit
  5. Proces verbali nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe do të dorëzohet nga organizatori në Zyrën e Lojërave të Fatit deri ne 30 dite pas perfundimit te lojes.

9. Datat e hedhjes se shortit  

Ne tabelen me poshte datat dhe ora e hedhjes se shorteut 

Kalendari
Java Data Muaji Ora
1 13 Shtator 9:30
2 20 Shtator 9:30
3 27 Shtator 9:30
4 4 Tetor 9:30
5 11 Tetor 9:30
6 18 Tetor 9:30
7 25 Tetor 9:30
8 1 Nentor 9:30
9 8 Nentor 9:30
10 15 Nentor 9:30
11 22 Nentor 9:30
12 2 Dhjetor 9:30
13 6 Dhjetor 9:30
14 13 Dhjetor 9:30
15 20 Dhjetor 9:30

Shorti do te hidhet cdo te premte , e premtja e pare dt 13 Shtator dhe Shorti i fundit do te hidhet ne daten 20 Dhjetor.

Shenim: Shorteu i javes 12 nuk do te hidhet diten e premte, pasi eshte pushim zyrtar ( 29 nentor) dhe do te hidhet diten e hene dt 2 tetor . Por shorti do te hidhet vetem me pjesemarresit e javes dhe aplikimet deri ne diten e premte.

10. Afatet e terheqjes se dhuratave

Afati i fundit per Fituesit qe te paraqiten te marrin dhuratat eshte data 27 Dhjetor.

Pas kesaj date, asnje fitues nuk ka te drejte te terheqe dhuratat e prapambetura. Dhe Dhuratat qe nuk do te terhiqen do te mbeten aset ne Alfa sha dhe do te perdoren per llotari te tjera.

11. Perzgjedhja

Perzgjedhja e fituesve do te behet rastesisht nga program Online ( numbergenerator.org) i cili perzgjedh numra rastesore ,pas gjenerimit te te dhenave nga Website Duel.Al .

Personat fitues do te njoftohen nepermjet: telefonit (stafi yne do te kujdeset qe te njoftoje te gjithe fituesit), gjithashtu lista me emrat e fituesve do te shpallet ne faqen www.duel.al/fituesit

Cdo rradhe do te perzgjidhen 6 fitues dhe 6 te tjere rezerve, te cilet do te zevendesojne fituesit te cilet nuk kane zbatuar rregulloren dhe skualifikohen nga loja.

12. PER KONSUMATORIN

Te gjitha produktet Duel 3kg (Sipas informacionit me siper) gjate periudhes se promocionit, 01/09/2024 deri me 27/12/2024 do te bejne te mundur qe konsumatori me blerjen e nje paketimi prej tyre te kete mundesin te behet pjese e llotarise DUEL.

Cdo fitues I produkteve dhurate do te telefonohet dhe do te pritet ne ambientet e Alfa Sha, Autostrada tirane durres, Kilometri 0 , 

Fituesi duhet te firmose nje procesverbal I cili konfirmon marrrjen e dhurates. Gjithashtu bashkangjitur me Procesverbalin do te vendoset dhe kuponi tatimor original . Fituesit do te shoqerohen edhe me foto se bashku me dhuratat. ( fotot do te jene per perdorim te brendshem dhe do te ruhet privatesia e tyre)

Kompania Alfa Sha nuk mundeson transportimin e dhuratave. Cdo fitues duhet te paraqitet prane zyrave dhe te mundesoje vete transportin e dhuratave.

Shorti dhe shperndarja e dhuratatve do te hidhet ne prezence te perfaqesuesit nga AMLF apo dhe perfaqesues te  organeve te tjera te percaktuar nga Ligji. Mungesa apo mosparaqitja e tyre pas dhenies se njoftimit, nuk perben shkak per mos dhenien e dhuratave .

Alfa Sha nuk detyrohet te rikujtoje organet kopetente per llotarine, datat dhe oraret  pervec komunikimit zyrtar.

13. PRANIMI I PJESËMARRËSVE

Konsiderohet se me pjesëmarrjen në lojën promocionale, pjesëmarrësi pranoi të gjitha udhëzimet dhe detyrimet e Rregullave, u njoh me çdo dispozitë të Rregullave dhe i dha lejen e tij/saj (i) nese eshte dakort dhe me vullnetin e tyre te lire,  të lejojë Organizatorin të publikojë inicialet e fituesve dhe vendbanimin, (ii)  Çdo pjesëmarrës ka te drejten të tërhiqet nga pjesëmarrja në lojën promocionale, duke dërguar kerkesen e tij per anullim në adresën e emailitpromo@agnagroup.com

Ne rast se konsumatori nuk pranon te publikohen te dhenat e tij, atehere do te pranohet kerkesa e tij duke mos i publikuar.

Të dhënat personale kontrollohen nga Organizatori. Organizatori mbledh dhe përpunon të dhënat personale të pjesëmarrësve dhe fituesve në këtë lojë promocionale, përkatësisht emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, numrin e ID-së ose numrin e pasaportës, adresën e banimit, qytetin dhe kodin postar (në tekstin e mëtejmë: Të dhënat personale) për qëllime organizimi dhe zhvillimin e lojërave promocionale dhe përmbushjen e detyrimeve të Organizatorit në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Nr. 9887, 2008).

Të dhënat nga dokumentet që i paraqiten Organizatorit, përpunohen nga Organizatori ekskluzivisht për qëllime te zhvillimit të lojës promocionale dhe per asnje qellim tjeter.

Fituesit mund të kontaktojnë Organizatorin në lidhje me të gjitha pyetjet, vërejtjet, kërkesat, kundërshtimet ose komentet e tjera në lidhje me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale në adresën e e-mail: promo@agnagroup.com ose adresën postare: për AGNA Group Tiranë, Shqipëri, Autostrada Tiranë-Durrës me shënimin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

14. RENDI I FITUESVE

Kuponi I Pare tatimor I perzgjedhur ne menyre rastesore eshte fitues ITV Samsung 65′

Kuponi I Dyte tatimorI perzgjedhur ne menyre rastesore eshte fitues IDYSON V15 ABSOLUTE CLEANER YELLOW GRAY

Kuponi I Trete tatimorI perzgjedhur ne menyre rastesore eshte fitues ITharese rrobash gorenje 8kg B

Kuponi I Katert tatimor I perzgjedhur ne menyre rastesore eshte fitues ILavatrice gorenje 7Kg A+++

Kuponi I Peste tatimor I perzgjedhur ne menyre rastesore eshte fitues IDYSON SUPERSONIC HAIR DRYER HD15 ONYX GOLD

Kuponi I Gjashte tatimor I perzgjedhur ne menyre rastesore eshte fitues IFshese Gorenje Rrobotike

Per cdo paqartesi apo problematike qe konsumatoret mund te hasin gjate promocionit, mund te kontaktojne ne adresen elektronike te email-it:promo@agnagroup.com

15. DORËZIMI I ÇMIMEVE

Fituesi i çmimit duhet ta parqitet personalisht per terheqjen e cmimit ose të autorizojë një person tjetër i cili permban një deklaratë të noterizuar.

Fituesit duhet te terheqin dhuraten brenda dates 27 Dhjetor

Per te perfituar çmimin, Fituesi duhet të paraqesë: 1. dokumentin e identifikimit (ID ose pasaportë) 2. Fatturen fiskale qe verton te dhenat e fatures fituese 3. të plotësojë formularin e bashkëngjitur sipas aneks 1, ne mungese te ketyre Ai/Ajo humbet të drejtën për të marrë Çmimin.

Konsumatorit do ti kerkohet nga Organizatori te plotesoje formularin sipas aneks 1 me poshte.

Pas dorezimit të çmimit, Organizatori konsiderohet se ka përmbushur plotësisht detyrimet ndaj Fituesit

Emrat e të gjithë fituesve (per te ruajtur konfidencialitetin e tyre) dhe vendbanimi do të publikohen në https://www.agnagroup.com pergjate periudhes 01/09/2024 deri me  27/12/2024 dhe ne www.duel.al/fituesit

Nëse Fituesi është i mitur, per te ekzekutuar vleren fituese duhet te paraqitet prindi ose kujdestari ligjor( ky i fundit me Vendimin e Gjykates perkatese) i cili do të duhet të aplikojë për çmimin, ai duhet te paraqese edhe nje certifikate familjare, ose Vendimin perkates per kujdestarine.

16. INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI

Konsumatori do te kete mundesi te informohet per menyren e zhvillimit te ketij promocioni nepermjet:

17. FORCA MADHORE, SHKELJE TE RREGULLAVE.

Organizatori rezervon te drejten qe na rast te vertetimit te ngjarjeve ose fenomeneve te parashikuara nga Ligji Shqiptar si “Force Madhore” te beje pezullimin e perkoheshem te zhvillimit dhe ekezekutimit te promocionit nepermjet organit kompetent te dhenies se autorizimit, Agjensise se Mbikeqyrjes se Lojrave te Fatit, te beje njoftimin perkates dhe ne marreveshje me ta, te percaktoj perfundimin ose daten e rifillimit te ketij promocioni.

Ndalohet përdorimi i çdo lloj hakerimi, virusi ose çdo gjëje që mund të ndërhyjë, çaktivizojë, dëmtojë ose keqpërdorojë Lotarinë, ne nje rast te tille, organizatori rezervon te drejte t’i derjtohet organeve kompetente per procedimet perkatese penale dhe/ose civile. Deri ne marrjen e nje vendimi konkret nga organet kompetente, nese personi i cili ka perdorur hakerimin, perdorimin e viruseve, apo cdo lloj tjeter rruge jo ligjore dhe te pandershme, eshte fitues, atehere marrja e vleres fituese do te pezullohet deri ne vendimin e ketyre organeve.

Nëse vlerësohet ose dyshohet se ndonjë nga pjesëmarrësit në çfarëdo mënyre abuzon ose shkel rregullat e lojës promocionale, Organizatori rezervon të drejtën t’i përjashtojë ata nga Loja promocionale dhe të injorojë aplikimet e tyre

Duke patur parasysh seriozitetin qe karakterizon shoqerine organizatore “ALFA”sh.a. dhe duke dashur te jemi sa me transparent ne organizimin, zhvillimin dhe ekzekutimin e kesaj loje promocionale, pergjate gjithe procadurave te saj do te mbahet present edhe perfaqesues te Zyres Noteriale Mimoza Sadushaj.

 

 

 

 

 

Fituesit e Shorteut

KUJDES!

Kuponi origjinal duhet te ruhet deri ne momentin e dorezimit te dhurates.Në rast mungese të kuponit tatimor, bëhet zëvendesimi i fituesve.